×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK letër Qeverisë: Serbia duhet të kërkoj falje publike për krimet e kryera, në dialog të adresohen nevojat e grave

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Rrjeti i Grave të Kosovës i janë drejtuar me një letër Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar pjesëmarrje përmbajtjesore të grave në procese të negociatave, paqes dhe sigurisë, siç garantohet me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    RrGK kërkon që Qeveria e Kosovës t’i adresojë nevojat e grave në dialogun me Serbinë.

    “RrGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër zbatimin e Rezolutës 1325 nga Qeveria e Kosovës dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje”, thuhet në letrën e tyre drejtuar Qeverisë.

    Letra e plotë:

    I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti,

    I nderuar Koordinator Shtetëror për Dialogun me Serbinë z. Skënder Hyseni,

    Në prag të përvjetorit të 20-të të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), si rrjet i 156 organizatave anëtare, kërkon nga Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje përmbajtësore të grave në procese të negociatave, paqes dhe sigurisë, siç garantohet me këtë Rezolutë.

    Për 20 vite, RrGK ka përdorur Rezolutën 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si mjet për të luftuar për barazi gjinore, paqe dhe siguri në Kosovë. Rezoluta 1325 shprehë shqetësimin për faktin se pjesa më e madhe e personave të prekur nga konflikti janë gra. Si e tillë, kjo Rezolutë thekson rëndësinë e njohjes së rolit të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit si dhe konsolidimin e paqes.

    Edhe pse hulumtimi “Ku është vendi im në tavolinë?” i realizuar rishtazi nga RrGK vë në pah kontributin e grave dhe vajzave në paqe dhe siguri gjatë dhe pas luftës, nevojat dhe prioritetet e grave nuk janë marrë në konsideratë gjatë negociatave dhe dialogut me Serbinë. Për këtë arsye, duke marrë për bazë të dhënat nga 434 gra dhe vajza të grupeve të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës t’i adresojë nevojat e grave në dialogun me Serbinë, si më poshtë:

    1. Të sigurojë pjesëmarrje përmbajtësore të grave në vendimmarrje në lidhje me negociatat dhe dialogun, si përmes përfshirjes në ekipin zyrtar të negociatave ashtu edhe në konsultime publike;

    2. Të kërkojë njohje të Kosovës nga Serbia dhe kërkim falje publike nga shteti serb për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë;

    3. Të sigurojë kthimin e personave të pagjetur;

    4. Të sigurojë ndjekjen penale ndaj personave që kanë kryer krime lufte në Kosovë, përfshirë dhunën seksuale të kryer gjatë luftës, duke arritur kështu drejtësinë; dhe

    5. Të sigurojë kompensim dhe dëmshpërblim për shkatërrimet materiale, duke përfshirë kthimin e pensioneve.

    RrGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër zbatimin e Rezolutës 1325 nga Qeveria e Kosovës dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje. Ne jemi në shërbimin tuaj për t’iu ofruar emra të personave të kualifikuar dhe mbështetje në organizimin e konsultimeve publike drejt arritjes së një procesi demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili është qenësor për arritjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë, Serbi dhe rajon.

    Ju faleminderit për vëmendjen dhe veprimet tuaja të menjëhershme në këtë çështje.

    Sinqerisht,

    Rrjeti i Grave të Kosovës (156 organizata anëtare)

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një shtetas turk ka raportuar se është grabitur në Prishtinë, ku derisa ka qenë në rrugë, ishte ndalë një veturë  nga e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.