×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Rrjeti i Grave të Kosovës u ka bërë thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese gjatë parafushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Përmes një komunikate për media RRGK thotë se vëmendja e qytetarëve është kthyer drejt skenës politike dhe asaj se çfarë ofrojnë partitë politike për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

    “Në këtë kohë, qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste. Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar”, thuhet në njoftim.

    RrGK ka bërë thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.

    “Le të kujtojmë se po kalojmë një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe organizimin e zgjedhjeve në këtë periudhë, andaj edhe kjo situatë do të duhej të shihet nga partitë si përgjegjësi dhe obligim shtesë. RrGK, ashtu sikurse përgjatë viteve të kaluara, me punë dhe aktivizëm përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në jetën shoqërore, prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK kërkon përgjegjësi publike për çdo veprim, i cili ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave në Kosovë, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.