Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të personelit të kujdesit shëndetësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur një helikopter i spitalit, që funksiononte nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, u përplas me katin e fundit të godinës së spitalit gjatë ngritjes.
Helikopteri, i cili ishte vendosur në Muëla për detyra zyrtare, nuk mundi të ngrihej një ditë më parë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.