×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Rreziqet që vijnë nga konsumimi i frutave dhe perimeve pa i larë

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë.

    Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës tuaj.

    Sa më të freskëta aq më të mira, por a duhen konsumuar ato direkt nga pema apo direkt sa i merrni nga kopështi juaj?

    Frutat dhe perimet janë shënet ndaj konsumojini sa më shumë.

    Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës tuaj.

    Sa më të freskëta aq më të mira, por a duhen konsumuar ato direkt nga pema apo direkt sa i merrni nga kopështi juaj?

    Megjithë se nuk flitet shpesh për këtë pjesë ekspertët e sigurisë ushqimore e rekomandojnë larjen e e duhur të ushqimeve si një procesh shumë të rëndësishëm për shëndetin.

    Në këtë mënyrë do t’i parandaloni vetes një sërë rreziqesh që AgroWeb j’ua shpjegon mëposhtë.

    Nëse i lini pa larë mund të konsumoni insekte

    Ngrënia e produkteve të palara qofshin këto edhe të freskëta mund të bëjë që të konsumoni pa dashur baktere të dëmshme.
    Baktere apo insektetë cilat mund të jenë të pranishme në tokë, ose pesticide të aplikuara tek produkti për t’u prodhuar në fusha.

    Si konsumatorë, ne zakonisht nuk jemi të përfshirë ngushtë në procesin e rritjes dhe korrjes së ushqimeve tona, kështu që është e lehtë të harrosh se të gjitha prodhimet tona vijnë nga toka.

    Duke harruar kështu edhe se të gjitha insektet janë pjesë e natyrës dhe pjesë e frutave dhe perimeve.

    Larja e frutave dhe perimeve tuaja në ujë të rrjedhshëm ndihmon në largimin e ndotjes dhe baktereve të mundshme që mund të jenë në prodhim.
    Për prodhime më të forta si patatet dhe pjepri përdorni një furçë të pastër me fije të forta për t’i pastruar sa më mirë.

    Mund të merrni sëmundje

    Ndërsa kafshoni një pjesë të frutave me lëng dhe të freskët në momentin e parë të mund të tingëllojë si një zakon i shëndetshëm, por kjo mund të kthehet në një mankth të keq.

    Nga ky veprim kaq i thjeshtë e në pamje të parë i shëndetëshëm mund të jeni ekspozusr ndaj baktereve dhe mikroorganizmave të ndryshëm.

    Disa baktere patogjene që mund të ekspozoheni përfshijnë Escherichia coli O157: H7, Listeria monocytogenes, Salmonela dhe Shigela.

    coli, Listeria dhe Salmonela janë bakteret më të zakonshme që janë lidhur me sëmundje nha ushqimi.
    Në shumë raste, simptomat përfshijnë të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.

    Në raste të rënda, helmimi nga ushqimi mund të shkaktojë sëmundje të veshkave, meningjit si dhe humbje të jetës.

    Njerëzit më të rrezikuar janë ata me sistem imunitar të dobët ose fëmijët më të vegjël se 5 vjeç dhe gratë shtatzëna.

    Si t’i lani perimet dhe frutat

    Larja e duhur e të gjitha produkteve, përfshirë ato të listuara si organike, lokale dhe jo-OMGJ, mund të zvogëlojë rreziqet e konsumimjt si të baktereve të dëmshëm ashtu edhe të pesticideve.

    Për të parandaluar çdo rrezik AgroWeb ju rekomandon këto hapa.

    Lani duart për 20 sekonda me ujë të ngrohtë me sapun përpara dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve.

    Prisni çdo zonë të dëmtuar ose të mavijosur para se t’i përgatisni ose t’i hani.

    Shpëlani të gjitha prodhimet me ujë para se t’i prisni.

    Kjo do të ndihmojë në parandalimin e baktereve që mund të transferohen nga thika në prodhimet që po qëroni.

    Fërkoni butësisht frutat dhe perimet nën ujë të rrjedhshëm.

    Nuk ka nevojë të përdorni sapun ose larje të produkteve.

    Pastroni mirë prodhimet e forta si mollë, pjepër, kastravec dhe dardha me një furçë të pastër perimesh.

    Nga Rubrika
    Lifestyle05 Janar 2025
    Ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme...
    Lifestyle05 Janar 2025
    Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë nga sëmundjet tona. Ai dobëson sistemin imunitar, duke bërë që ne të sëmuremi dhe...
    Lifestyle03 Janar 2025
    Çelësi i jogës për gjumë është të përmbaheni me poza të qeta dhe restauruese. Megjithëse mund të jetë joshëse të mendosh se...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.