Ahmeti shton se ditëve në vazhdim do rimbursohen edhe 6 mijë aplikues të tjerë.
Postimi i tij i plotë:
Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listes 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore.
Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës!/FrontOnline