Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës.
Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe do të dedikohet për rrugën që shpie tek ujëvara e Mirushës.
“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Malishevës, për financimin e projektit të infrastrukturës, në vlerë prej 697.000 euro. Këto mjete i kemi dedikuar për projektin e rëndësishëm të realizimit të rrugës që të shpie tek Ujëvara e Mirushës”, shkroi Durmishi.