×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 60 nxënës dhe 70 mësimëdhënës të infektuar me COVID-19, 15 shkolla vazhdojnë mësimin online

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, ka bërë që 64 nxënës dhe 70 mësimdhënës (personel aktiv) të preken nga ky virus si dhe 15 shkolla të kalojnë në skenarin C, të mësimit online.

    Diellza Kukaj, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh), njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri më tani shkollat janë duke i respektuar udhëzimet e MASh-it, të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).

    Sipas saj, komuna më e prekur sa i përket rasteve me COVID-19, në institucionet arsimore është Prishtina.

    “Nga raporti i fundit i gjeneruar nga moduli për regjistrimin e rasteve me COVID-19 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 64 nxënës dhe 70 mësimdhënës/personel aktiv me COVID-19. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina. Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH, MSH, dhe IKSHPK. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokolin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19”, ka thënë ajo.

    Kukaj po ashtu theksoi se shkollat nuk do të mbyllen, por mësimi është duke u organizuar konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tri skenarëve.

    “Shkollat nuk po mbyllen, por mësimi po organizohet konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tre skenarëve bazuar në gjendjen me virus. Mësimi online dhe ai nga distancë janë në dispozicion për nxënësit të cilët aktualisht po mbajnë mësimin sipas skenarit C dhe atij të kombinuar B”, sqaroi ajo.

    Kukaj po ashtu tregoi se në cilat komuna është duke vazhduar mësimi online dhe në sa shkolla.

    “Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C janë gjithsejt 15: Ferizaj 1 shkollë, Shtime 1, Prishtinë 6, Podujevë 1, Skenderaj 1, dhe Vushtrri 5 shkolla”, tha ndër të tjera, Diellza Kukaj.

    Ndryshe, rritja e numrit të rasteve do të mbledh sot Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim të Situatës Epidemiologjike rreth COVID-19, për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

    Siç është bërë e ditur, të premten nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) nga 1608 mostrat e testuara janë regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit COVID-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti COVID-19 në fuqi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.