×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 400 mijë euro, dëmi nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Riparimi i dëmit që i është bërë kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në nëntor të këtij viti, do të kapë vlerën e rreth 400 mijë eurove, ka thënë të enjten kryeshefi i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka.

    Ai ka thënë se riparimi i kanalit do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe që e gjithë puna pritet të finalizohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

    Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

    Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

    Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

    Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë se dëmi i synuar do të shkonte në deri 2.5 milionë euro, vetëm në import të energjisë elektrike.

    “Mos të flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes për qytetarët, furnizimit me ujë, e shumë shërbimeve të tjera”, ka thënë Rizvanolli të enjten para mediave.

    Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.

    Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

    Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, është pyetur edhe për administratën e re amerikane dhe qasjen në...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “C”, në kryeqytet. Për Front Online, kjo u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së seancën e përbashkët mes dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ka folur për ish-krerët e...
    Të tjera
    Vip20 Dhjetor 2024
    Shumica e banorëve menduan që do të dalë Rovena sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3. Rovena teksa bëri gëzuar...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Banorët kanë diskutuar për eliminimin e sontëm. Vullneti e ka pyetur Xhenetën se a mendon që do të largohet sot ajo, e...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024, duke hequr çdo dyshim për numrin...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve të regjistrohen si votues. Përmes një video sensibilizuese thuhet se kanë mbetur edhe...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Armenia ka njohur sot pasaportën e Kosovës. Për këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se pasaporta e Kosovës sa...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka falënderuar pjesëmarrësit në takimin e sotëm me 150 kompani. Sipas tij, kjo ngjarje tregon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.