×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 40 për qind e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

    FrontOnline
    12 Maj 2025

    Organizata “DITA E INFERMIERËVE – NURSE DAY” e studentëve të drejtimit të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ka realizuar një anketim të radhës me studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë të këtij drejtimi. 

    Leonita Ujkani, kryetare e organizatës, tregon se nga studentët e pranishëm në ligjërata dhe që pranuan të përgjigjen, në anketim janë përfshirë 123 studente dhe 21 studentë, shkruan Gazeta Shneta.

    Në raport me vitin e studimeve, pjesë e anketimit janë bërë 37 studentë apo 25.7% nga viti i parë,  41 studentë apo 28.5% nga viti i dytë dhe 66 studentë apo 45.8% nga viti i tretë. Gjithsej në anketim, në hulumtim janë përfshirë rreth 48% e numrit të përgjithshëm të studentëve të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

    Sipas Ujkanit, përmes këtij hulumtimi kanë dashur të shihnin mendimin e studentëve, infermierëve të ardhshëm për prespektivat e punësimit të infermierëve pas diplomimit.

    Pyetjes, sa shpejt mendoni se do të gjeni punë pas diplomimit, nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 36 studentë apo 25% mendojnë se pas dimplomimit punë do të gjejnë brenda një viti, 37 studentë apo 25.7% thonë se punë do të gjejnë pas më shumë se një viti, ndërsa 71 studentë apo 49.3%, nuk janë të sigurt se do të gjejnë punë në Kosovë.

    Pyetjes, nëse mendoni se nuk ka mjaftueshëm mundësi punësimi në Kosovë, cilat janë arsyet kryesore? (përgjigje të shumëfishta).

    Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 88 studentë kanë zgjedhur opsionin e mungesës së vendeve të punës, 79 kanë zgjedhur opsionin se pagat janë të ulëta, 62 prej tyre kanë rrethuar edhe opsionin se ka mungesa të kushteve të mira të punës, ndërsa 60 prej tyre mendojnë së nepotizmi është një nga arsyet pse nuk mund të punësohen në Kosovë.

    Pyetjes, nëse brenda një viti pas diplomimit nuk punësoheni në Kosovë, a do të ishit të gatshëm të punonit jashtë vendit? Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 56 studentë apo 38.9% kanë thënë se mund të largohen nga Kosova, 24 studentë  apo 16.7% thonë se nuk largohen ndërsa 64 studentë apo 44.4% nuk e përjashtojnë mundësinë të lrgohen nga Kosova nëse nuk gjejnë punë brenda një viti pas diplomimit.

    Pyetjes se cilin shtet do të preferonit për të punuar si infermier? Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, Kosovën e preferojnë 38 studentë, Gjermaninë e kanë rrethuar si opsion 56 studentë, Zvicrën 33 studentë, ndërsa vendet si Suedi, Norvegji, Francë, Austri, SHBA, kanë zgjedhur si mundësi shumë pak studentë.

    Pyetjes se, Çfarë do të ndikojë në vendimin tuaj për të punuar jashtë vendit? (përgjigje të shumëfishta). Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 115 studentë mendojnë se paga më e lartë është arsyea kryesore, për avansim e aftësim profesional kanë zgjedhur opsionin 85 studentë, Kushtet e punës 91 studentë ndërsa kualiteti i jetës dhe shërbimet shëndetësore, kanë rrëthuar si opsion 93 studentë.

    Leonita Ujkani, thotë se ne do të jemi zëri i përditshëm i studentëve dhe profesionistëve të Infermierisë. DITA E INFERMIERËVE nuk duhet të jetë vetëm më 12 maj – ajo duhet dhe do të jetë ÇDO DITË”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Lajme16 Gusht 2025
    Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.