×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan.

    Nga organi i akuzës informojnë se hetimi nga 11 prokurorë vazhdon. Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa edhe ka vazhduar mbledhja e provave në Koçan, derisa vazhdon sigurimi i ekspertizave nga fushat e ndryshme.

    “Prokurori publik Lupço Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë, i cili në detaje do ta shqyrtojë çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Megjithatë, deri më tani nuk dihet se sa thellë dhe gjerë mund të shkojë dhe shtrihet hetimi.

    Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.

    Harku kohor 2012 – 2025 përfshinë kohën kur ka funksionuar diskoteka “Pulse” dhe për këtë, janë vënë nën përgjegjësi tre kryetarët e Komunës së Koçanit të cilët kanë shërbyer në këtë periudhë. Sipas Prokurorisë, ata kanë lejuar të funksionojë klubi edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet.

    Megjithatë, tani për tani Prokuroria për arsye ende të panjohura, nuk e ka marrë parasysh rrethanën kohore edhe te të dyshuarit e tjerë, në niveleve tjera të pushtetit. Fajtorët, tani për tani kërkohen vetëm tek ata që kanë qenë në detyrë në vitin 2021 dhe 2023, kur klubi tanimë i djegur, pavarësisht se nuk i ka plotësuar kushtet, ka marrë licencë për punë.

    Për shembull, prej vitit 2012 deri në vitit 2025, funksionin e ministrit të Ekonomisë e kanë ushtruar Valon Saraçini, Bekim Neziri, Driton Kuçi, Kreshnik Bekteshi e së fundmi, Besar Durmishi. Me hetimin është përfshirë vetëm Bekteshi, pasi në kohën e tij janë dhënë dy licencat e kabaresë, që sipas Prokurorisë janë siguruar me ryshfet. E për këtë, dyshohet të jenë të përfshirë edhe sekretari i atëhershëm shtetëror, bashkë me tre të punësuar të tjerë.

    Bekim Maksuti ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën 2020 – 2024 apo pikërisht në periudhën kur “Pulse ka marrë licencat. Për këtë, ai është vënë në përgjegjësi. Megjithatë, nuk dihet nëse hetimi do të zgjerohet për drejtorët paraprak, Shaban Saliu dhe Adnan Xhaferovski të cilët kanë shërbyer prej vitit 2012 kur kabareja ka punuar pa licencë, e as nëse do të kërkohet llogari për Xhevat Selamin si drejtor, në kohën e të cilit ka ndodhur tragjedia.

    Në periudhën kur ka punuar “Pulse”, kanë qenë gjithsej 9 drejtorë të Inspektoratit të Tregut, por tani për tani vetëm Goran Trajkovski me 3 inspektorë janë vënë në përgjegjësi pasi nuk kanë kryer kontrolle inspektuese, në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2025.

    Për dhënien e pajtueshmërisë që diskoteka të fitojë licencë, Prokuroria kërkon llogari prej 7 zyrtarëve të lartë policorë të Shtipit dhe Koçanit. Megjithatë, nuk dihet nëse do të kërkohet llogari edhe për eprorë të tjerë policorë që kanë shërbyer ndër vite. Organi i akuzës, tani për tani nuk sheh përgjegjësi, as te kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e as te gjashtë ministrat paraprak që kanë ushtruar detyrën në periudhën e funksionimit të “Pulse”.

    Nëpër media, u ngrit edhe çështja për përgjegjësi eventuale ndaj zyrtarëve të Drejtorisë për të Ardhurave Publike./Alsat-mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën që të sanksionojnë më tej Moskën, për të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap të diskutueshëm duke ndryshuar ligjin zgjedhor përmes një urdhri...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Dëshmitari Naim Maloku tha të mërkurën në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe struktura e saj ka qenë vullnetare. Duke u...
    Lajme26 Mars 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën ka marrë disa vendime. Ndër ta ishte edhe emërimi i...
    Vip26 Mars 2025
    Gjesti ka diskutuar pas Prime-t me Eglin për raportin e tyre dhe i ka shprehur se: Jashtë kur të dalim do të...
    Lajme26 Mars 2025
    Gropat janë krijuar në rrugën Gjilan-Ferizaj para një muaj pasi ajo është asfaltuar. Projekti i asfaltimit të kësaj rruge ka pasur një...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Lajme26 Mars 2025
    Asnjë person nuk është arrestuar deri tani për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. I...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.