Në qytetin e Milwaukee, në shtetin federal të Wisconsin, rreth 30 mijë fletëvotime do të numërohen sërish “si një masë paraprake”.
“Ka pasur diskutime të gjera me zyrtarë zgjedhorë, avokatë dhe ata kanë thënë se duan të sigurojnë që të mos ketë absolutisht asnjë pikëpyetje dhe që një pjesë e procesit të përsëritet”, tha Fleming.
Prandaj, pritet që publikimi i rezultateve të vonohet me disa orë në krahasim me kohën e planifikuar./Telegrafi