Jusuf Azemi thotë që kjo po ndodh me qëllim që të bie vlera e Telekomit të Kosovës.
Orarin e punës po e përfundon si zakonisht.
Por për punën që po e kryen Arben Hamidi nuk do të paguhet.
Pagën mujore nuk do ta marrin as kolegët e Hamidi të cilët janë afro 3 mijë.
Krejt kjo pas bllokimit të xhirollogarive të Telekomit, nga ana e kompanisë Dardafon, që është në pronësi të Blerim Devollit.
Pa pagë ka mbetur edhe Enver Parduzi që gjithashtu është punëtor i Telekomit.
Kurse më i ashpër në këtë aspekt është kryetari i sindikatës së punëtorëve të Telekomit.
Ai thotë se nësë vazhdon kjo gjendje nga dita e hënë do të hynë në grevë.
Kurse skandaloze ketë gjendje e konsideron edhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi.
Ndërkohë, pasditen e së premtes sipas Federatës Sindikale të Telekomit, ka filluar edhe tërheqja e mjeteve nga llogaritë e telekomit nga kreditori, që në këtë rast është kompania Dardafon.
Bazuar në vendimin e arbitrazhit ndërkombëtarë, Telekomi i detyrohet t’ia paguaj kompanisë Dardafon afër 25 milionë euro.