Federata e Basketbollit e Kosovës të shtunën (nesër) do të organizojë Festivalin e Minibasketbollit.
Ky Festival do të mbahet të shtunën nga ora 10:00 nga palestrën “Don Bosko”, derisa do të marrin pjesë fëmijët e grupmoshës U12 dhe U10, përcjell FrontOnline.
Shumë ekipe janë paraqitur në këtë Festival që do të grumbullojë rreth 200 fëmijë, djem dhe vajza.
Qëllimi i Festivalit është që fëmijët të argëtohen dhe jo garues. Do të jetë një mundësi e mirë që fëmijët së bashku të luajnë dhe të argëtohen, por edhe të masivizohet basketbolli dhe të shikohet për lojtarë/e, që kanë potencial për të ardhmen.
Minibasketbolli është në kuadër të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon masivizimin e basketbollit, sidomos te grupmoshat e reja, që FBK i ka dhënë rëndësi të madhe me projekte të ndryshme./FrontOnline/