×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 2.83 për qind e fletëvotimeve në zgjedhjet e fundit ishin të pavlefshme

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Fenomeni i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta vazhdon të shfaqet në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës.

    Edhe në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025, u regjistruan fletëvotime të tilla dhe sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet fjalë për më shumë se 27 mijë.

    Në një intervistë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se nga numri i përgjithshëm i votuesve që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta.

     

    Sipas Elezit, nëse këto të dhëna krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore (2007, 2010, 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqinjda më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre.

    Sipas analizave të KQZ-së, pjesa më e madhe e fletëvotimeve të pavlefshme është për shkak se votuesit përzgjedhin vetëm kandidatët për deputetë, por jo edhe subjektin politik apo kur zgjedhin më shumë se një subjekt politik

    Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet e para për Kuvendin e Kosovës të vitit 2001, numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta ishte 1.93% apo 15,493. Përqindje më e ulët ishte shënuar edhe në zgjedhjet e vitit 2004 dhe sipas KQZ-së ishin regjistruar vetëm 1.35% fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta apo 9,430.

    Me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave, çka do të thotë se votuesit përveç subjektit politik mund të zgjedhnin edhe kandidatët për deputetë, filloi të shtohej numri i fletëvotimeve të pavlefshme, raporton KosovaPress.

    Përqindja më e lartë e fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta është regjistruar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2007, të cilat u mbajtën në të njëjtën ditë me Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvende Komunale. Në Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2007, 9.05% apo 56,683 fletëvotime u regjistruan si të pavlefshme dhe të zbrazëta.

    Kjo përqindje e fletëvotimeve të pavlefshme filloi të bie në vitet pasuese, por sërish mbeti e lartë.

    Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (2010) u regjistruan 34.006 (4.59%) fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe gati po aq edhe në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (2014) kur u regjistruan 35,567 (4.62%) fletëvotime të tilla.

    Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017 kjo shifër u rrit në 6.30% apo 49,107 fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta.

    Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën më 6 tetor 2019, KQZ regjistroi 33,271 apo 3.80% fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe pothuajse aq edhe në procesin pasues, në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të 14 shkurtit 2021, nga ku 32,756 (3.62%) fletëvotime u evidentuan si të pavlefshme dhe të zbrazëta.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka refuzuar të flasë për zhvillimet e fundit në subjektin politik që ai...
    Lajme19 Mars 2025
    Kandidati i LDK-së për deputet dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa, ka shpërndarë një video ku një person shihet...
    Lajme19 Mars 2025
    Një aksion policor që kishte cak kontrabanduesit e armëve u zhvillua mëngjesin e sotëm në 21 lokacione. Lidhur me këtë operacion organet...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Një aksion i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar. Lidhur me rastin...
    Kronika19 Mars 2025
    Një automjet me targa të huaja është vjedhur në Suharekë. Rasti po hetohet. “VJEDHJE E VETURËS- Suharekë/ 18.03.2025-NN. Është raportuar se person-a...
    Lajme19 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani lexoi një “Laudatio” për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili u nderua...
    Kronika19 Mars 2025
    Në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, mbrëmjen e së martës, një person i dyshuar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, duke...
    Lajme19 Mars 2025
    Një aksion i policisë po zhvillohet në disa komuna në veri. Ky aksion po udhëhiqet nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar Lajmin...
    Lajme19 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Berlin për “World Forum”, ku i pranishëm ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Ky...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.