Të paktën 1,500 infermierë kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19 në të gjithë botën.
Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve, (International Council of Nurses – ICN), duke publikuar të dhënat e fundit shkruan CNN.
Ky numër është rritur qysh nga muaji gusht kur u shënuan 1,097 viktima.
“Ndërkohë, që nga maji i vitit 2020, ne kemi bërë thirrje për mbledhjen e të dhënave rreth punonjësve shëndetësorë”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ICN Howard Catton në një konferencë virtuale më 27 tetor.
Analiza e vetme e grupit që posedojnë, tregon se rreth 10% e rasteve me covid-19 në mbarë botën janë punonjësit shëndetësor.
ICN përfaqëson më shumë se 130 Shoqata Kombëtare të Infermierisë me 20 milion anëtarë në gjithë botën.