Një mijë e 752 qytetarë të Kosovës që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë 81 mijë e 392 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërsa aktualisht në Kosovë janë 11 mijë e 909 raste aktive me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67 mijë e 731 raste.
Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 771 raste të reja me COVID-19, ndërsa 8 persona ndërruan jetë si pasojë e infektimit./Front Online/