1 mijë e 736 qytetarë të Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tash kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 79 mijë e 793 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë./Front Online/