Nëse jeni të prirur për probleme me fytin, kolliteni shumë dhe keni imunitet të dobët, ekspertët sugjerojnë të bëni një ilaç natyral të mahnitshëm që do t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm. Për këtë ilaç do t’ju duhet rrepkë e zezë dhe mjaltë shtëpiak.
Edhe pse është paksa e harruar, dhe nuk përdoret aq shpesh në dietë, rrepka e zezë është shumë e shëndetshme. Përveç eliminimit efektiv të mukusit nga trupi, do të pastrojë edhe mëlçinë dhe veshkat. Përveçse ndihmon me kollën, rrepka e zezë rregullon edhe tretjen, dhe është e mirë edhe në rastin e rritjes së funksionit të tiroides.
Ashtu si e kuqja dhe e bardha, rrepka e zezë ka një shije paksa të mprehtë dhe pikante. Mund të hahet i papërpunuar, madje edhe i gatuar, si shtesë për zierjet dhe supat. Rrepka e zezë është një burim i shkëlqyer i vitaminave B dhe C. Është gjithashtu e pasur me hekur, magnez, fosfor, zink, kalium dhe squfur dhe ka një efekt anti-inflamator./FrontOnline/