Një vajzë dyshohet se u rrëmbye, por paraprakisht u rrah, nga personi me të cilin kanë qenë në lidhje dashurie.
E njëjta, sipas policisë, u fut me forcë në veturë.
Rasti po hetohet, teksa nuk raportohet për persona të arrestuar.
Rasti ka ndodhur në Mogillë të Kllokotit.
Njoftimi i plotë i policisë:
RRËMBIM/Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.