Një 26 vjeçar nga Fushë Kosova është rrëmbyer dje në orët e mbrëmjes.
Merret vesh se viktima është futur me dhunë në një veturë të tipit Mercedes në të cilin ndodheshin dy persona.
Ai ka deklaruar se të njëjtit e kanë dërguar në fshatin Zllatar të Prishtinës ku edhe e kanë rrahur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00-18:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, raporton Reporteri.
Si pasojë e lëndimeve që ka marrë 26 vjeçari është shtrirë në QKUK ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Policia nuk është ende në dijeni për identitetin e të dyshuarve, derisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Front Online