×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëmbehet i vdekuri nga spitali, dyshohej me COVID-19

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Në një spital të Maqedonisë së Veriut është rrëmbyer një i vdekur nga familjarët e tij, pasi viktima ishte pranuar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe.

    Drejtori i spitalit në qytetin e Strumicës, Naqe Gogov, ka thënë për mediat se ngjarja ka ndodhur të hënën, herët në mëngjes, kur një grup prej 20 personave kanë arritur të futen në spital prej nga e kanë nxjerr me gjithë krevat viktimën, 49 vjeç nga Strumica.

    “Stafi i spitalit nuk mundi të bënte asgjë pasi ishte një turmë e madhe. Drejtuesit e spitalit iu shmangën incidentit ndërsa rastin e paraqitën në polici”, ka deklaruar Gogov.

    Mjekët nuk kishin arritur ta testojnë pacientin për koronavirus, por bazuar në simptomat dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, nga spitali kanë thënë se me gjasë viktima ishte i infektuar me këtë virus.

    Nga spitali thonë se megjithatë testimi do të bëhet me asistencë të policisë, pasi familjarët nuk do të mund ta varrosin atë pa lejen e institucioneve përkatëse. Në Maqedoninë e Veriut edhe në raste tjera janë testuar persona pas vdekjes.

    Strumica është në mesin e qyteteve me numër të lartë të të infektuarve. Aktualisht ka 108 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë më rajonin e Velesit është regjistruar viktima më e re nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

    Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 22 vjecar nga Sveti Nikolla.

    “Kjo duhet të na shqetësojë, sepse në dhjetë ditët e fundit, sipas shifrave të Qendrës për Shëndet Publik nga Velesi, kemi 31 raste të reja me COVID-19 , që është një rritje serioze. Prandaj është me rëndësi të madhe që të respektojmë rekomandimet për mbajtjen e maskës dhe të distancës” ka deklaruar prefekti i Velesit, Ace Kocevski.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën nga testimi i 552 mostrave janë regjistruar 7 viktima dhe 45 raste të reja me COVID-19./ REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Vullnet Krasniqi dhe Drenusha Latifi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Gazetari ka përfshirë në këtë mes ish-bashkëshortin e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje mes vete. Madje, ai tha se...
    Vip18 Nëntor 2024
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka thënë se Drenusha është që rrezikon më shumë nga nominimi. Sipas tij,...
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.