×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rregullorja e re e BQK-së, mbi 180 mijë kartëmonedha prej 500 euro janë tërhequr nga qarkullimi

    FrontOnline
    16 Shkurt 2024

    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

    Heqja e këtyre kartëmonedhave nga qarkullimi parashihet me Rregulloren e re për Operacione me Para të Gatshme.

    “Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

    Ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

    Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka komentuar në lidhje me stabilitetin e urës së Badovcit, duke e cilësuar atë si një strukturë...
    Lajme08 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025. Por, në...
    Të tjera
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    I shumëkërkuari Dritan Rexhepi është ekstraduar këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëria nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Në pamjet e bëra...
    Lajme08 Janar 2025
    EULEX njofton se në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për Institutin e Mjekësisë Ligjore në angazhimin e tyre për të ndriçuar fatin...
    Sport08 Janar 2025
    Igball Jashari është larguar nga FC Prishtina. Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari është transferuar tek Drenica. Klubi Kuqezi i ka uruar...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot pemëtarët e njohur të Kovragës. Hamza ka thënë se do t’i mbështes...
    Vip08 Janar 2025
    Është bërë virale një video e këngëtares Çiljeta në TikTok, duke shitur petulla të cilat i gatuan vetë. Artistja ka zgjedhur që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.