×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rregulla të reja për të hyrë në Angli duke nisur nga 1 janari 2021

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Efektet e Brexit nisin të marrin jetë. Qeveria britanike ka nisur një fushatë sensibilizuese në të gjithë Evropën për të përgatitur qytetarët e BE-së për sistemin që do të rregullojë imigracionin në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga 1 janari 2021. Lëvizja e lirë midis BE-së dhe Britanisë do të përfundojë në orën 11.00 pasdite më 31 dhjetor dhe që nga ai moment qytetarët evropianë nuk do të kenë më automatikisht të drejtën për të lëvizur për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Britania e Madhe do të prezantojë një sistem të ri të pikave të imigracionit, i cili do të trajtojë njerëzit në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh nga vijnë, duke i dhënë përparësi aftësive dhe talentit. Fushata, e cila synon të informojë qytetarët evropianë në lidhje me ndryshimin në legjislacionin e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, është përkthyer gjithashtu në te gjitha gjuhët dhe do të vazhdojë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor përmes kanaleve të ndryshme të informacionit, mediave dhe mediave sociale, me një fazë e dytë e planifikuar për në fillim të vitit 2021.

    Sipas rregullave të reja, qytetarët e BE-së do të jenë në gjendje të vazhdojnë vizitën në Britani pa aplikuar për vizë dhe në shumicën e rasteve do të jenë në gjendje të qëndrojnë deri në 6 muaj. Vizitorët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të udhëtojnë drejt këtij vendi për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë turizmin, vizitat në familje dhe miqtë, studimin afatshkurtër dhe aktivitetet tregtare/VizionPlus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.