Legjenda e boksit botëror, Mike Tyson e nisi karrierën e tij profesionale në mes të viteve të 80-ta dhe menjëherë mori vëmendje të madhe.
Ai fitoi 19 meçet e tij profesionale me nokaut, derisa 12 prej tyre në rundin e parë, shkruan FrontOnline.
Ai fitoi titullin e tij të parë WBC më 22 dhjetor 1986, kur mundi Trevor Berbick me nokaut teknik në rundin e dytë.
Në vitin pasues, ai fitoi tituj të WBA-së dhe IBF-së me fitore kundër James Smithit dhe Tony Tuckerit.
Tyson vazhdoi të shkatërronte rivalët e tij dhe deri në fund të karrierës i regjistroi 50 meçe, 44 prej të cilave me nokaut, derisa pati edhe gjashtë humbje.
Përveç arritjeve në rind, Tyson njihet edhe për jetën e tij të trazuar private, derisa e pranon se e mendoi vetëvrasjen për ta kaluar krizën.
“Të gjithë mendonin se unë isha i çmendur. Jeta ime ndryshoi ndryshoi kur nisja të konsumoja ‘kërpudha magjike’ dhe shpëtova. Ishte e tmerrshme, isha në prag të vetëvrasjes”, deklaroi ai./FrontOnline/