Ajo rrëfeu për përiudhën më të vështirë të jetës së saj, atë të tradhtisë dhe divorcit.
Arjola rrëfeu se e kishte marrë vesh nga miqtë e saj se bashkëshorti po e tradhtonte dhe atë periudhë ajo ishte shtatzënë me djalin e saj Rubinin.
Për gjashtë vite rresht ajo e ka falur këtë gjë, derisa erdhi një moment kur vendosi të largohet në Suedi me tre fëmijët e saj të vegjël, larg familjes.
Kjo periudhë për aktoren ishte depresive, e këtë gjë e ka vuajtur edhe nëna e saj, e cila e priti me derën hapur kur Arjola u rikthye në Shqipëri, duke e përkrahur në maksimum.
Ajo ndër të tjera ka deklaruar se nuk do të martohet më kurrë, e kjo gjë nuk i ka pëlqyer nënës së saj.
“Nëna ime ka kërkuar borxh për të më ndihmuar të rris fëmijët e mi. Kam dashur gjithmonë ti kërkoj falje publike nënës time se i kam shkaktuar shumë dhimbje, e ka vuajtur më shumë se unë.”, deklaroi Arjola.