Haxhi Krasniqi ka shkruar histori javën e kaluar. Ai është bërë shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist.
Në një intervistë për emisionin N’Kosovë Show ai ka folur për fëmijërinë e tij dhe jetën private dhe profesionale deri në realizimin e ëndrrës së tij më të madhe.
Krasniqi i lindur në Junik tregoi se kishte punuar në autolarje deri kur kishte arritur në Gjermani.
Kampioni i botës u ka thënë të rinjve që të punojnë fort për realizimin e ëndrrave të tyre.
Krasniqi ka nokautuar me goditje te fuqishme gjermanin Dominic Boesel.
Meçi në Magdeburg të Gjermanisë është vendosur në raundin e tretë.
Boesel nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes së Krasniqit.
Meçi ishte i vlefshëm për titull të përkohshëm të botës në versionin ËBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.
Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (ËBC, ËBA, ËBO e IBF).
Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.
Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.