×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i pronarit të “Shtëpisë së Verdhë”: Një serb ma kërkoi shtëpinë me qira

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Shtëpia e Verdhë, që u bë e njohur nga raporti i senatorit zviceran Dick Marty, ka një pronar. Mersin Katuçi thotë se shtëpia e tij është shfrytëzuar nga UÇK’ja, që ka luftuar për lirinë  e Kosovë, e jo si spital për trafikimin e organeve, siç pretendonte Marty.

    Mersin Katuçi, i zoti i ‘Shtëpisë së verdhë’, e cilësuar nga raporti i Dik Marti, i intervistuar nga Top Channel, për kontrollin  në shkurt të 2004 aty, në kërkim të njollave të gjakut apo shiringave.

    Sipas tij, autoritetet dyshonin se shtëpia ishte përdorur si spital. Por Katuci e hedh poshtë një gjë të tillë.

    Ai madje kërkon zbardhjen e plotë të kësaj padrejtësie.

    Katuci kur ju për herë të parë e morët vesh se janë ngritur akuza se në këtë shtëpi UÇK-ja kishte ndërmarrë trafik organesh?

    Më 4 shkurt të vitit 2004, këtu, pranë banesës sime është ushtruar një kontroll. Bashkë me prokurorin e Rrethit Mat, zotin Arben Dyla që sot ndodhet prokuror në Rrethin e Kavajës, me policinë e rrethit, me inspektor zone zotin Astrit Pelesha dhe policinë e rrethit.

    Po Dick Marty ka qenë ndonjëherë këtu?

    Po, ka ardhur në Tiranë dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një vendim, ato nuk ia kanë dhënë. Në mënyrë kontrabandë, policia e Rrethit Mat, prokuroria e Rrethit Mat kanë telefonuar që këtu do të bëhet një kontroll përsëri pas vitit 2004, unë nuk pranova. Para disa orësh ata kanë ardhur këtu, kemi dalë bllokuar rrugën familjarisht. Jemi përballur me policinë dhe me shoqëruesit e Dik Martin, ai ka qenë i maskuar. Nëse keni parë gjatë rrugës ka varreza, shoqëruesit e atyre kanë dashur të zhvarrosin eshtrat e fshatit. Ata dëshironin të bënin ADN me eshtra shqiptarësh për t’i cilësuar si serbë. Kjo është shumë e padrejtë. Për këto luftëtarët e UÇK-së, kanë bërë luftë të drejtë, se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë e dinë e gjithë bota. Na kanë përfshirë, por ne nuk kemi lidhje fare. Në 99-ën këtu nuk ka shkel këmbë kosovari, në zonën tonë, ata kanë qëndruar në zonën e Burrelit.

    Kur u bë kontrolli që sapo më thatë, çfarë lloj kontrolli ishte?

    Këtu është ushtruar një kontroll, në këtë banesë, brenda dhe jashtë kanë nxjerrë fëmijën, babanë tim të moshuar dhe një fëmijë tre muajsh i kanë nxjerr jashtë. Këtu kërkonin njolla gjaku, shiringa, pretendonin që kjo shtëpi ka qenë dikur spital, por kjo nuk ka qenë. Ato në mënyrë barbare, bashkë me prokurorin e rrethit, kanë dashur të çanin dhomën, kanë hedh lëndë helmuese, i kam të shënuara në libra e gazeta. Na kanë lënë pa ushqim për 24 orë.

    Çfarë kërkoni konkretisht nga autoritetet shqiptare?

    Kam kërkuar që nga ish- kryeministri Sali Berisha e deri tek kryeministri Rama, që të zbardhet e drejta e familjes time. Dua një dëmshpërblim moral. Dua që shteti shqiptar të ngre një aktpadi në Gjykatën e Hagës, për të padrejtën që më është bërë mua dhe shtetit shqiptar. E kërkova disa herë kjo nuk është marrë parasysh fare. Prandaj kërkoj edhe njëherë fuqimisht të gjithë shtetit shqiptar, i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që këtë familje ta ketë me dritën e syrit sepse  më është bërë një padrejtësi e madhe, nëse është kryeministri i shqiptarëve, nëse është në parti me serbin, le të qëndrojë me ta.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.