Luljeta Sharani është një nënë nga Kosova. Në luftën e fundit në Kosovë forcat serbe i vranë asaj bashkëshortin dhe dy djemtë. E ftuar në emisionin “Dhoma e rrëfimit” në T7, ajo ka rrëfyer ngjarjet tragjike.
“Fillimisht po e pyet burrin: Ku jeni kon deri me tash?, Kush është këtu zot shpie”, tregon ajo.
“Ushtarët tjerë silleshin nëpër korridor”, tregon ajo.
“Ushtarët serbë ishin të dehur dhe vazhdonin të pinin”, tregon ajo për ditën kur në shtëpinë e tyre hynë forcat serbë.
Ajo tregon se bashkëshorti i saj ishte 43 vjeç derisa djemtë Valoni ‘hala s’i kish 22 vjet e Visari 20”.
“S’e kishim askënd në UÇK dhe s’kishim armë. S’kishim as edhe një armë të ftohtë. Ushtarët serbë ishin të armatosur deri në dhëmbë”, tregon ajo.
“Krejt për muri, 11 meshkuj i renditen me kokë për muri”, shpjegon ajo.