×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i Limajt në 15 vjetorin e shpalljes i pafajshëm në Haga

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka rrëfyer përvojën e tij të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.

    Në 15 vjetorin e shpalljes së tij të pafajshëm nga Tribunali i Hagës, Limaj ka folur gjerësisht për 33 muajt e qëndrimit i paraburgosur në Sheviningën të Holandës.

    “Nga Pogdorica Carla del Ponte e ka bërë të ditur aktakuzën ndaj meje kur unë isha në Slloveni. Dhe pas dy javësh me kanë dërguar në Sheviningen. 33 muaj kam qëndruar atje”, ka thënë ai. Në një përmbledhje të shfaqur nga RTK-ja para emisionit ku shfaqeshin momente që nga lirimi dhe arrritja në shtëpi, Limaj ka kujtuar Hajredin Balën, i akuzuar bashkë më të në Hagë dhe i cili nuk jeton më.

    Po ashtu Limaj i ka kujtuar edhe prindërit e tij dhe gruan që nuk jetojnë më dhe të afërmit e tij që u shfaqën në video. “Haga ishte krijuar për krimet serbe që ishin kryer në Bosnje, Kroaci… Ne e kemi parë si krijesë të tillë të gjykimit të krimeve serbe. Dhe pastaj lufta në Kosovë dhe në përcepcionin tonë ishte se kjo gjykatë ishte për krimet serbe dhe krimet e Millosheviqit. Kur ka dalë aktakuza ndaj meje unë kam qenë i befasuar, kam qenë i befasuar edhe se si po gjykohën shqiptarët”, ka thënë Limaj në RTK.

    Ai tutje ka thënë se ata nuk i kanë ikur drejtësisë pasi që e kanë ditur se janë të pafajshëm dhe se nuk kishin çfarë të fshehin nga e kaluara e tyre.

    “Gjykata e përcakton a jeni apo nuk jeni fajtor, edhe pse ishte padrejtësi ndaj neve. Situata ishte fragjile në Kosovë aso kohe, pavarësia ishte larg. Brenga ime ishte qe njerëzit ta pranojnë me qetësi këtë vendim.

    Është e papërshkrueshme të jesh në burg me ata që i kanë vra 4000-5000 njerëz, me njerëz që ishin të dënuar për gjenocid, me gjeneralët serbë, si Kërstiq, etj”, tha Limaj.

    “Dhe të futesh në atë ambient, është e vështirë emocionalisht, por në këto situata duhesh të kesh besim në Zot dhe në drejtësi dhe duhet të ballafaqohesh me atë deri në aktin final”.

    Limaj më pas ka treguar se me kë kishte qëndruar në burgun e Sheviningenit.

    “Një vit qëndrova me shefin e UDB-së, me Ivica Stanishiqin. Aty kishte edhe kroatë, serbë dhe boshnjakë. Një kat më poshtë ishte Millosheviqi, Shesheli po ashtu ishte aty. Me një pjesë kemi bërë jetë të përbashkët, ata ishin të akuzuar për krime në Kosovë dhe në Bosnje”, ka rrëfyer Limaj.

    “Kemi pas rastin të bashkëbisedojmë me ta për një vit, shumë tema, si para luftës, pas luftës. S’kemi pranu me fol me Millosheviqin, edhe pse ai tentonte të fliste. Shesheli ishte po i njëjti, si në Beograd, i tillë ka mbet edhe aty”.

    Limaj e ka quajtur fat për Kosovën dhe për të trupin gjykues në Tribunalin e Hagës.

    “Është fat kur keni një gjykatë serioze, sepse të jep siguri dhe ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë kur ke trup gjykues që është tepër profesional. Aty ka pasur gjyqtarë që nuk kanë mundur të ndikohen nga jashtë. Gjyqtarë që s’kanë lejuar asgjë që është shfaq e që nuk në ligj, në procedurë dhe e kanë udhëheqë atë proces me profesionalizëm të pashoq”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme. Haxhiu ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.