×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i infermieres që merret me të infektuarit me COVID-19 në Pejë: Nuk e dimë se çfarë na pret deri në mëngjes

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Spitali Rajonal në Pejë ka shumë pak shtretër të lirë për të infektuarit me koronavirus. Sigurimi i oksigjenit për pacientët si dhe infektimi i stafit janë sfidat më të mëdha për këtë spital në të cilin trajtohen qytetarët e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës. Një infermiere e këtij spitali tashmë ka vdekur nga sëmundja COVID-19.

    Zhurma e aparaturave dhe frymëmarrje të rënduara janë krejt çka dëgjohet brenda dhomave të spitalit ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në Pejë.

    Të shpeshta janë rastet kur njoftohet për pacientë të vdekur. Por, puna për stafin vazhdon pa ndërprerë.

    Janë rreth 130 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës, që kanë nevojë për ndihmë. Këtu kanë mbetur të lirë vetëm edhe 39 shtretër.

    “Absolutisht jemi të sfiduar. Kapacitetet tona maksimale, sipas vlerësimeve të Këshillit Drejtues, janë 166 shtretër. Sot i kemi 127 pacientë të shtrirë. Pjesa e vendeve të lira në qoftë se ka fluks mund të vijë shpejt te mbyllja dhe sigurisht që atëherë na duhet që të ndërmarrim masa tjera që për neve do të jetë tepër problematike”, thotë zëdhënësi i spitalit, Naim Sahiti.

    Si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve, Spitali Rajonal i Pejës ka kufizuar disa shërbime, duke shndërruar gjashtë repartee të tjera për të trajtuar të sëmurët me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

    Furinizimi me oksigjen duket të jetë problem kryesor.

    “Fati është se deri tani nuk kemi mbetur pa oksigjen por ajo çfarë është, është një furnizim tepër i vështirësuar dhe është një sfidë tepër e veçantë për neve si spital”, thotë Sahiti, për rel.

    Drejtuesit e Spitalit të Pejës thonë se mjekët dhe infermierët në veçanti, tashmë kanë filluar të lodhen për shkak të mbingarkesës që kanë.

    Hidajete Krasniqi, që drejton infermierinë në këtë spital, thotë se infektimi i stafit po e bënë punën edhe më të vështirë.

    “Për momentin i kemi 12 infermierë të infektuar. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe humbjen e jetës së një infermierje, e cila ka qenë pikërsisht në repartin e infektivës që nuk mundi t’i mbijetojë COVID-it. Numri i pacientëve po e shihni që është në rrritje dhe ne çdo ditë nuk e dimë se çfarë nap ret ditën tjetër”, deklaron Krasniqi.

    Spitali Rajonal i Pejës ka 294 infermierë me kontrata të rregullta pune. Disa prej infermierëve është dashur që nga klinikat ku kanë punuar, të transferohen në gjashtë repartet që trajtojnë rastet me COVID-19.

    Në këtë spital trajtohen të gjithë pacientët e infektuar me koronavirus, duke përfshirë ata nga qyteti i Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Sot në orën në orën 09:00, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës i drejtohet objektit të  Prokurorisë së Kosovës. Me...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vende-vende me mjegull. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Vip18 Nëntor 2024
    Vullnet Krasniqi dhe Drenusha Latifi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Gazetari ka përfshirë në këtë mes ish-bashkëshortin e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje mes vete. Madje, ai tha se...
    Vip18 Nëntor 2024
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka thënë se Drenusha është që rrezikon më shumë nga nominimi. Sipas tij,...
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.