Nata e mbrëmshme e ‘Prime’ solli shumë të papritura, me rikthime si dhe me njërin nga rrëfimet më emocionuese.
Shumë debate, dinamika e zhvillime interesante u zhvilluan për gjatë katër orëve transmetim.
Prime nisi me momentin kur kishte plasur sherri mes Sarës dhe Gresës.
Dy banoret kishin acaruar marrëdhëniet mes tyre pasi në darkën e të nominuarve, Sara kishte thënë se Gresa ia kishte ngulur thikën pas shpine.
Një tjetër dinamikë e Prime-it të mbrëmshëm ishte edhe momenti kur konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund pranoi hapur pëlqimin që ka për Sarën.
Nga eliminimi mbrëmë nuk shpëtuan Laurenti dhe Fitimi që kishin hyrë në “Big Brother VIP Kosova 3” si një banor i vetëm.
Megjithatë, me njërin nga ta ndodhi befasia të cilën do ta kuptoni në vijim.
Vëllai i Madh i dha mundësi që njëri nga ta, me vota të publikut, të rikthehet në shtëpi.
Pas eliminimit të dyshes, me 68 për qind të votave publiku vendosi që Fitimi ta vazhdojë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 3.
E, Prime vijoi me rrëfimin emocionues e të guximshëm të Vullnetit, i cili foli haptazi për orientimin e tij seksual.
Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.
E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.
Ai u shpreh se duke e ditur ndikimin e shikueshmërisë dhe thyerjes së tabuve nëpërmjet Big Brother VIP Kosova, shpreson të jetë zëri i të gjithë atyre personave që kanë vështirësi në pranimin e seksualitetit të tyre, duke dashur që të njëjtëve t’u tregojë se nuk janë vetëm dhe se duhet ta jetojnë jetën ashtu siç duan ata e jo siç duan të tjerët.
‘Prime’ vijoi me një dinamikë tjetër. Kësaj radhe ishte Gjesti ai që u shpërblye me 2 mijë euro.
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gjesti, doli fitues i sfidës nga “Piano Parfume” për banorët. Me mbi 6 milionë e 800 mijë shikime, Gjesti fitoi 2000 euro, transmeton Klankosova.tv.
NAta nuk kishte si të mos përfundonte me një moment të bukur. Në qendër ishin çifti Xheneta – Gjesti.
Gjesti ka kërkuar që të qëndrojë një natë me Xhenetën. Dhe këtë dëshirë të Gjestit ia plotësoi “Vëllai i Madh”.
Kështu Gjesti dhe Xheneta kaluan një natë së bashku.
Për më shumë detaje nga i gjithë spektakli LIVE, ndiqeni videon e mëposhtme të plotë:
*Klikoni KËTU për t´u