Sonte janë transmetuar dy rrëfime të tjera nga familjarët e të pagjeturëve.
Maliq Kryeziu tregon se si Mentori i biri i tij 18 vjeçar me rreth tetëdhjetë burra të tjerë serbët i rrëmbyen në luftë për të mos u kthyer kurrë më.
‘’Gjatë ofenzives së parë familja ime ishte këtu mandej pat një tërheqje në mars 1998 në vitin 1999 sulmoj Nato dhe nuk na mbeti asgjë tjetër veq se ta lshojmë fshatin, kishin ardhur diku tirdhjetë tanke dhe na gjuanin i kemi marrë familjet dhe jemi nis drejtë fshatit Drenoc prej aty vazhduam në Turiak dy ditë ndejtum aty por kur filluan bombardimet i murrum familjet dhe u nisëm drejtë fshatit Llapqev tek miqt e mi, ishim aty ku gjuajtën granatë dhe e e rrokën shtëpinë ku u plagos një përson aty’’ ,ka thënë Kryeziu, përcjell Portali.info.
Tutje Kryeziu tregon se forcat serbe hyn në Llapqev dhe i kishin zënë familjet e tyre.
‘’I kishin thënë që të niseshin për Shqipëri dhe ata ishin nisur për atje, isha me djemë e me vajza ecëm dhe kur jemi ardhë tek rruga e ngushtë në Kralan më ka kap njëri për krahu dhe më ka nda prej kolonës dhe me tha njxerre kuletën dhe mi mori të gjitha paratë dhe me tha ikni, e kur mbrritjëm tek vendi ku ish bo krimi më tha ndalu një polic, ndalu, i thash që sapo me ndali palici ma herët më dha një shkelm dhe më detyroj mu desh shok e naltë aty ishte edhe Mentori’’, tha Kryeziu.
‘’Të nesërmen na erdhën dy kamion dhe i morën një pjesë me i dërgu në Shqipëri dhe na mbetëm ende aty, erdhën një grup 8 a 10 ushtarë dhe filluan me na nda, i thash Mentorit ule kokën dhe mos i shiko”.
”Mentori më kapi krahun dhe njëri polic e pa dhe erdh e kapi për krahi, unë isha në fund të kolonës dhe Mentori ishte në fund të kolonës tjetër, dhe aty ishte hera e fundit kur e kom pa Mentorin” tha Kryeziu.