×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i Bledar Devollit për aventurën te Drenica: Në Kosovë kam lënë tre miq të mirë, kjo gjë më ka ngelur peng

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Trajneri i mirënjohur nga Gjirokastra, Bledar Devolli e ka nisur një aventurë të re në futbollin e Kosovës në tetorin e vitit të kaluar.

    Gjegjësisht, më 25 tetor, Devolli ishte emëruar trajner i Drenicës, në një periudhë kur skuadra nga Skënderaj nuk ishte duke pasur rezultate të mira, shkruan FrontOnline.

    Pavarësisht përpjekjeve e shumë ndryshimeve në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, 43-vjeçari nuk ia doli.

    Pas rezultateve të dobëta, Devolli u shkarkua në mes të muajit të kaluar, derisa vendin e tij në skuadër e ka zënë Sami Sërmaxhaj.

    Devolli që në të kalurën ka drejtuar skuadrat si Kastrioti, Tomori, Kamza, KEK-u dhe Bylisi është rrëfyer gjerë e gjatë për FrontOnline në lidhje me aventurën e tij te skuadra nga “Bajram Aliu”.

    Ndonëse rezultatet nuk ishin të mira, Devolli thotë se përvoja e tij ishte pozitive, derisa duke mos përmendur emra, tha se ka bërë tre miq për “tërë jetën” te Drenica.

    “Përvoja ime ishte pozitive, kemi pasur kushtet dhe kemi bërë një punë të mirë, unë kam mësuar shumë dhe kam bërë tre miq të mirë dhe i kam për gjithë jetën. Nuk mund t’ju tregoj cilët sepse ju ngelet hatri të tjerëve”, ka thënë fillimisht Bledar Devolli.

    Trajneri shqiptar më tutje tregon edhe çfarë i ka mbetur peng sa ishte trajner i Drenicës.

    “Pengu i parë që më ka ngelur është se nuk arrita t’i bëjë bashkë futbollistët që morëm në janar pasi çdo ndeshje kishim tre apo katër mungesa. Pastaj më ka ngelur peng ndeshja me Llapin. Kishim mundësi të fitojmë 1:5 apo 1:6, por më pas nuk fituam. Poashtu edhe ndeshjen ndaj Arbërisë, ku ishim duke fituar deri në fund. Megjithatë, ia kam thënë edhe presidentit dhe djelmoshave, se kanë një skuadër shumë të mirë dhe do të jenë kundërshtar i fortë si vendas apo mysafir. Nga janari, e kam drejtuar skuadrën vetëm dy herë nga stoli, pasi isha disa herë i pezulluar. Në karrierën time më parë, vetëm në një ndeshje isha i pezulluar”, tregoi 43-vjeçari, duke thënë se nuk është i penduar për ardhjen e tij te Drenica.

    “Nuk jam penduar për zgjedhjet që kam bërë. E mora me dëshirë drejtimin e Drenicës edhe pse nuk njihja skuadrën. Realisht nuk kisha në fillim futbollistët që doja. Pastaj bëra ndryshime në janar, dhe mendoj se ishte vendim i duhur. E rëndësishme ishte që unë nuk jam penduar për zgjedhjen time”.

    Përkundër se aventura te Drenica nuk i zgjati më shumë pesë muaj, Devolli thotë se ka pasur raporte të mira me futbollistët, kryesinë e klubit si dhe me kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin.

    “Unë mendoj se raportet i kam pasur të mira me kryetarin e klubit, të komunës dhe futbollistët. Njëra ndër pikat e mia më të forta mendoj se janë që dua të nxjerrë maksimumin. Nuk kam pasur asnjë problem. Por, jam munduar t’i mbajë të gjithë brenda familjes”, theksoi ai.

    Devolli më tutje tregon se nuk e di se çfarë e pret e ardhmja, por thotë se nuk do ta kishte problem rikthimin te Drenica.

    “Ky zanat – ai i trajnerit, e bëj me pasion, kudo që më dal puna, apo edhe në Kosovë, madje edhe te Drenica, jam i gatshëm të rikthehem dhe të punoj me pasion dhe profesionalizëm siç e kam bërë deri më tani. Ditën e fundit në punë, shkoj sikur në ditën e parë”, tregon trajneri shqiptar, duke thënë se është i përkushtuar ta drejtojë një skuadër me objektiva madhore.

    “Realisht, e kam diskutuar edhe më parë, dua të marrë një skuadër me objektiva madhore, përndryshe nuk pranoj”.

    Për fund, ai thotë se është i bindur që Drenica do ta sigurojë mbijetesën në Superligë.

    “Kam besim te skuadra, kryesia dhe kryetari i komunës. Këtu do të jemi dhe do të flasim. Mendoj se Drenica e siguron mbijetesën tre apo katër javë para mbylljes së kampionatit”, përfundoi të mërkurën për FrontOnline Bledar Devolli./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.