×
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëfehet viktima e ngacmimit seksual: U ngacmova në rrugë, Policia e Kosovës s’po merret me rastin!

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Jam ngacmuar dhe ka ndodhë para një viti e gjysmë përafërsisht. Rasti ka ndodh në Fushë Kosovë. Unë kam qenë duke e kaluar rrugën kryesore…edhe prej një djaloshi me një moshë shumë të re. Ka tentuar të më prek një pjesë e trupit tim dhe më ka ngacmuar edhe verbalisht t’u e bo një lloj fishkëllime duke më thënë oj loçkë, oj shpirt, po dokesh mirë. Edhe ka tentuar që të më prek në pjesë intime të trupit edhe normalisht që për mua ka qenë një ndjesi shumë e rëndë. E para frikë edhe e dyta e keqardhje , ndoshta për veten që e ndjen ata edhe nuk e ki një lloj sigurie”.

    Kështu e fillon rrëfimin e saj për Front Online A.N, njëra prej viktimave të ngacmimit seksual në Kosovë.

    Rastin e saj, që i kishte ndodhur para një viti në Fushë Kosovë, ajo e tregon me frikë dhe me ndrojtje.

    Viktima rastin e ka paraqitur edhe në Polici, ndonëse nuk besonte se do t’i ofrohej ndihma e kërkuar.

    Kam shkuar në polici. E kom pasur një lloj besimi që nuk ka mu marrë parasysh prej tyre edhe nuk ka me u marrë shumë seriozisht, po që fatmirësisht pritja e Policisë në këtë rast ka qenë shumë më e mirë se ajo që e kam menduar edhe e kam sqaruar si ka ndodhur rasti”, rrëfen tutje ajo për Front Online.

    Tash edhe pas një viti që rasti është iniciuar në polici ,viktima e ngacmimit thotë se ende nuk është arrestuar personi i cili e kishte ngacmuar atë.

    Një vit e gjysmë pa përgjigje, viktima e ngacmimit seksual ndjehet e pasigurt

    Kjo për të shkakton një lloj pasigurie se personat e tillë nuk mund të dënohen dhe rastet si ky mund të rriten çdo ditë e më shumë.

    Kanë kaluar një vit e gjysmë edhe prej hetuesit që e ka marrë përsipër rastin nuk ka ndonjë lajmërim që është gjetur ose që kanë një të dyshuar e kjo normalisht që e rrit një lloj pasigurie dhe jo vetëm tek unë dhe jo vetëm për këtë rast po edhe për shumë raste tjera të ngacmimeve tjera verbale që i përjetojmë pothuajse çdo ditë”, vazhdon ajo rrëfimin.

    Ngacmimet seksuale ndikojnë edhe në psikologjinë e viktimës dhe në shumë raste ato duhet të marrin trajtim psikologjik, për shkak të asaj që ato e përjetojnë. Në një situatë të tillë ka kaluar edhe viktima A.N, e cila për Front Online po thotë se është e detyruar që të marrë qetësues pas asaj që i ka ndodhur.

    Ajo pohoi se ka pasur përkrahjen e familjes e që kanë qenë edhe shtytës që ajo rastin ta lajmërojë në polici.

    Po kanë qenë në dijeni qysh ditën e parë që ka ndodhur rasti sepse unë kam qenë shumë e frikësuar dhe e di që atë ditë kam pasur nevojë me patjetër me marr një qetësues edhe për shkak të kësaj kanë qenë të njoftuar dhe mënyra se si kanë reagua ata normalisht që kanë qenë të parët që më kanë thënë që rastin ta lajmëroj në Polici”, ka thënë A.N për Front Online.

    Frika dhe ankthi po e përcjellin cdo ditë viktimës e ngacmimit seksual

    Se fatin e saj, për ta pasur përkrahjen e familjes nuk e kanë shumica e viktimave tjera tregon edhe ajo.

    Ka shumë familje tjera që e rrisin presionin mbi viktimën këtu flasim për shoqërinë tonë të ngushtë që edhe nëse kanë përjetuar raste të njëjta përjetimi i dhunës psikike prej familjes ose rrethit të shoqërisë se ti je dukur keq ose ti e ke pasur fajin se ke veshur diçka shkurt ka qenë ma e madhe se ajo që e ka përjetuar në rastin konkret”, ka thënë ajo ndër të tjera.

    Ajo tregon se edhe pas një viti nuk e ka sigurinë që të dal e vetme dhe ka frikën se gjithmonë do të përsëritet një rast i tillë.

    Frika është çdo herë e aq ma tepër kur t’i dëshiron që të dukesh mirë ose me dal natën vonë në mbrëmje. Ti çdo herë e ki parasysh se diçka e tillë mundet me të ndodhë e që 50 përqind e rasteve edhe ndodhë, mirëpo kjo e krijon një pasiguri që t’i me i largu stigmat edhe paragjykimet për gjininë e kundërt”, ka pohuar ajo.

    Pasojat që lë tek viktimat ngacmimi seksual

    Në shumicën e rasteve viktimat e ngacmimit seksual nuk e lajmërojnë rastin në Polici, kjo për arsye se kanë frikë se do të paragjykohen nga shoqëria.

    Këtë e thotë për Front Online, psikologja Antigona Qenaj-Sejdiu

    Ajo për Front Online ka thënë se viktimat e ngacmimeve seksuale kanë friken e paragjykimit nga shoqëria dhe nuk do ta kenë përkrahjen e tyre.

    Pjesa e ngacmimeve verbale shumë shpesh konsiderohet si diçka e thjeshtë, ndoshta viktima është tmerrësisht e lënduar, por për shkak të rrethit, mendon që nuk do ta kuptojnë rrethi, do ta paragjykojnë dhe nuk do ta mbështesin. Viktima mund të jetë e frikësuar dhe meqenëse është temë e cila ka të bëjë më pjesët intime të viktimës, prandaj hezitojnë të flasin dhe të kërkojnë ndihmë. Mandej ka të bëjë edhe mentaliteti i shoqërisë tonë, e që nuk jemi përkrahës”, ka thënë ajo për Front Online.

    Psikologja Antigona Qenaj-Sejdiu thotë se ngacmimet seksuale mund të ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësore tek viktimat. Mund të shfaqen simptoma të cilat nuk e lejojnë që viktima të vazhdojë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

    Viktima duhet të marrë trajtim psikologjik meqenëse kjo shkakton traumë. Këto raste kanë nevojë për trajtim psikologjikë, sado që familja mundet me qenë përkrahëse ,apo viktia të marrë ndihme nga institucionet e ndryshme, prapë trajtimi psikologjikë është shumë i nevojshëm në këto raste që t’i parandaloj pasojat e se ardhmes por edhe të së tashmes”, ka pohuar ajo për Front Online.

    Tutje ajo tregon se viktimat e këtyre rasteve vuajnë nga pagjumësia, vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera psikologjike.

    Traumat dinë me qenë me pasoja afatgjate të cilat nëse nuk trajtohen mund të ndikojnë në gjendjen psikologjike të personit. Ata mund të vuajnë prej stresit postraumatik për shkak të ngacmimeve mund të kenë probleme me gjumin, probleme me ankthin deri në depresion apo edhe në vetëvrasje”, thotë ajo.

    Për tetë muaj, 38 raste me sulme seksuale dhe 39 dhunime

    Sipas një raporti të Policisë së Kosovës vetëm brenda tetë muajve janë raportuar 38 raste të sulmeve seksuale dhe 39 dhunime.

    Ndërsa për rastin e viktimës A.N, redaksia e Front Online ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për t’i pyetur se ku kanë mbetur hetimet dhe cfarë ka ndodhur me rastin, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit./Front Online/

    https://www.youtube.com/watch?v=bD8kXBMuv_w

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.