Një atdhe, një komandant legjendar, dy shokë të vjetër, e disa kujtime që nuk zbehen kurrë.Xhavit Sadriu nga fshati Dobrosin i Bujanocit qe 42 vite e ruan me fanatizëm fotografinë me komandantin Adem Jashari.
Kjo fotografi ishte shkrepur në vitin 1979 në Plevlë të Malit të Zi ku Xhavit Sadriu ishte takuar me Adem Jasharin në shërbimin ushtarak jugosllav.
Xhaviti sot e asaj dite e mbanë mend takimin me Ademin teksa e përshkruan si njeri të fjalës e besës.Ai tregon se miku i tij i ushtrisë ishte i flaktë pas armëve me të cilat vepronte shpejt dhe i mirëmbante mirë.Xhaviti kujton se Adem Jashari ishte edhe dashamir i këngëve patriotike, madje përmend disa prej të preferuarave të tij.
Komandanti atë kohë nuk e kishte kuptuar gjuhën serbe, madje asnjëherë nuk kishte dashtë ta mësonte.