Floresha Rasha është marrë në pyetje këtë të martë nga agjentet e Antiterrorit. E rikthyer më 26 tetor nga Siria, Rasha është pyetur për mënyrën se si iku në Siri në vitin 2014.
Marrja në pyetje ndaj saj ka ndodhur në praninë e psikologëve, ku po ashtu pritet të pyeten edhe fëmijët.
Në dëshminë e saj Floresha mësohet të ketë thënë së nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se nuk ka vrarë njeri.
“Nuk kam marrë pjesë në luftë, nuk kam vrarë njeri. Gjatë qëndrimi tim në Siri jam plagosur. Unë në Siri kam shkuar nga Turqia dhe këtë e kanë mundësuar disa person që kam njohur në Tiranë”, është shprehur ajo.
Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente.
Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”, duke iu përgjigjur ligjeve të shtetit të Kalifatit.
Sakaq, vetë Rasha ka marrë plagë nga sulmet e marra në Siri dhe vazhdon të qëndrojë ende në karrige me rrota.