×
  • Vip
  • Vip

    Rrëfehet edhe një lepurushe e Playboy-it: “Ai na drogoi që t’i hapnim më lehtë këmbët”

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2021

    Pasi ish-të dashurat e Hugh Hefner-it, binjakët Shannon dhanë detaje për marrëdhënien e tyre me themeluesin e ndjerë të revistës ‘Playboy’, tashmë në internet po qarkullon një video e Holly Madison, një prej vajzave më të famshme të Hefnerit, duke folur për jetën me të.

    Në serinë e ardhshme të dokumentarëve që do të tregojnë detaje të panjohura nga jeta e lepurushëve të Playboy, Holly Madison ka fjalën kryesore. Lepurushja ka folur edhe më parë për ngjarjet në vilën famëkeqe të Playboy-t, në kujtimet e saj të vitit 2015.

    Një klip i ri nga seriali “Playboy Secrets”, i cili do të shfaqet premierë në janar 2022, Madison thotë se ishte në një “rreth gjërash të tmerrshme që po ndodhnin në rezidencë”, duke shtuar se i ndjeri Hefner do ta humbiste shpejt durimin sa herë që ajo nuk pajtohej me diçka.

    Dokumentari dhjetë orësh do të zbulojë luftën emocionale që përjetoi Madison ndërsa ishte në vilë para vdekjes së Hefnerit, në vitin 2017, kur ai ishte 91 vjeç.

    Pasi jetoi në një vilë me një grup bukuroshesh identike bionde për gjashtë muaj, Madison tregoi se si Heff u çmend dhe i bërtiti kur ajo vendosi të priste flokët e saj të gjatë. Atëherë ai i tha asaj se dukej “e lirë dhe e copëtuar”.

    “U ktheva me flokë të shkurtër dhe Hefner më qortoi, bërtiti dhe tha se tani dukem e vjetër, e ashpër dhe e lirë”, tha ajo në video.

    Sondra Theodore, një nga vajzat e vilës, ka konfirmuar historinë e saj, e cila në të njëjtën video pretendon se të gjithë drogoheshin vazhdimisht dhe se një jetë e tillë ishte rraskapitëse.

    Gjithashtu përmendet se Hefner i ka droguar për t’i “hapur më lehtë këmbët”. Ai dyshohet se u ka dhënë vajzave “Quaaludes”, një ilaç që përdorej shpesh për të përmirësuar seksin, por edhe si qetësues pas të cilit vajzat humbnin shpejt ndjenjat. Ky medikament sot njihet më shumë si “Metaqualone”.

    Ish-sekretarja e tij Lisa Loving Barrett gjithashtu konfirmoi këto histori. “Quaaludes është një drogë që ata e quanin edhe hapës i këmbëve. Hefner u jepte vajzave qetësues për ta bërë më të lehtë hapjen e këmbëve”, tha ajo./FrontOnline/

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustafë Vitija, Hajdar Jashari,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Sport11 Shtator 2024
    Në mesin e mbi 22 mijë tifozëve në “Air Albania”, edhe ky vogëlush ishte për ta parë nga afër Shqipërinë ndaj Gjeorgjisë....
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.