Një burrë është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën me dije se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.