Një grua ka raporti të dashurin në polici, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 28.09.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline