Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
” Është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak se në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar bën të ditur policia.