Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas fitores së sotme të Kosovës përballë San Marinos.
Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Rrahmani fillimisht u pyet për vendimin e trajnerit Bernard Challandes për të startuar me Samir Ujkanin në portë, teksa tha: “Nuk jam unë trajner”.
Tutje, Rrahmani vazhdoi: “Ma mirë që kemi lu me San Marinon shkaku i lojtarëve të rinj, besoj që i kemi pritë mirë. Ju urojë debutimin të gjithë lojtarëve, shpresoj që kanë me vazhdu me qenë pjesë e jona”./FrontOnline/