×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani për Kosovën: Emër i vogël, po në fushë jemi treguar të mëdhenj

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rrëfyer për periudhën e kaluar te Napoli.

    Në një intervistë mbrojtësi kosovar shprehet krenar që ka arritur ta veshë fanellën e një prej skuadrave më të mëdha në Itali.

    “E dimë që Napoli është skuadër e madhe nuk janë të rëndësishëm vetëm 11 futbollistë por është e gjithë ekipa” u shpreh Rrahmani në një intervistë të realizuar nga gazetarja Kadrie Canolli.

    “Skuadra si Napoli, janë skuadra që janë të varura nga tifozët sepse kur luajnë si vendas luajnë me stadium plotë andaj edhe ndikon mos prezenca e tyre por e jona është të japim maksimumin si me tifozë ashtu edhe pa tifozë”.

    Përveq Napolit, qendërmbrojtësi, foli edhe për ecurinë e Kombëtares së Kosovës, dhe mungesën ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

    “Ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme për gjithë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, ashtu ndodhi që shkaku i pandemisë të mos na lejohet të udhëtojmë sepse në atë kohë në skuadrën tonë ishin dy futbollistë pozitivë, asnjë futbollistë nuk udhëtoi me kombëtaren”.

    “Kombëtarja jonë është e re dhe me përspektivë, jemi të vogël me emër por e kemi tregu në fushë që jemi të mëdhenj, mund të bëjmë ndeshje të mira së bashku”.

    Kur u pyet se si e kalon një ditë në qytetin e Napolit dhe a ka dikë që ta shoqëroi, u përgjigj në këtë formë.

    “Shumicën e kohës jemi brenda shkaku i pandemisë dhe për shkak se po ndryshon gjendja e regjionit ku jemi. Nuk ka restorante që janë tërë kohën hapur kjo po na limiton, andaj vetëm shkojmë në stërvitje dhe në shtëpi”, deklaroi Rrahmani.

    Kujtojmë se Rrahmani i kushtoi Napolit 14 milionë euro, ndërsa vet futbollisti ka një pagë vjetore rreth 2 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Sport24 Dhjetor 2024
    FC Suhareka është befasuar në momentet e fundit nga presidenti i tyre, Rrustem Aliaj. Përmes një postimi në Facebook, Aliaj ka bërë...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Shumica e ligave në Evropë kanë një pushim dimëror prej një ose dy javësh rreth Krishtlindjeve, kur ndeshjet ndalen dhe stërvitjet lehtësohen....
    Sport24 Dhjetor 2024
    Amir Rrahmani pati një paraqitje fantastike me Napolin në këtë fundjavë. Napolitanët triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Genoas. E Amir Rrahmani shënoi...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Petrol Company, një nga liderët në industrinë e derivateve, ka vazhduar traditën e saj të bukur dhe të rëndësishme për shpërndarjen e...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Gurthemeli i çerdhes së re në Bellanicë të Malishevës, është vendosur sot. Aty mori pjesë kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për 17 janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ndaj masës “arrest në shtëpi”. Seanca...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Gjesti kanë qëndruar me Xhenetën, pasi kjo e fundit dëshiron të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim Dragobuzhda dhe Gentrit Idrizi, kanë përfunduar trajnimin në fushën e Menaxhimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.