×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani para ndeshjes me Qipron: Vetëm fitorja është opsion

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    ‘Dardanët’ do të përballen me Qipron, me synimin për të arritur një fitore pas humbjes prej 3-0 që pësuan në Prishtinë nga Rumania.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, dhe ka shprehur rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

    Rrahmani e përshkroi ndeshjen ndaj Qipros si një mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe theksoi se vetëm fitorja është e pranueshme.

    “Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë,” ka deklaruar shkurtimisht Rrahmani.

    Kjo ndeshje do të jetë hera e tretë që Kosova përballet me Qipron në Ligën e Kombeve, pas dy fitoreve të mëparshme kundër këtij kundërshtari./Sinjali/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Pas...
    Sport08 Shtator 2024
    Ditën e sotme u mësuan emrat e dy ekipeve të fundit që siguruan gjysmëfinalen dhe kompletuan setin e katërshes. KB Peja triumfoi...
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhuruar atij mbështetje. Abdixhiku...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të janë...
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhuruar atij mbështetje. Abdixhiku...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai...
    Sport08 Shtator 2024
    Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros. “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.