Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rahmani, i ftuar në emisionin “Pa maskë” është shprehur i bindur se nëse do të vazhdonte më gjatë Qeveria Kurti, atëherë do të qartësohej edhe çështja e bartjes së mbulesës në shkolla. Sipas tij, një gjë e tillë do të zgjidhet në mandatin e ardhshëm të Albin Kurtit.
“Duhet të kemi parasysh se Qeveria Kurti ka zgjatur 50 ditë dhe nuk ka qenë e mundur të ndërmerren të gjjitha hapat… ”, ka deklaruar Rrahmani, i cili është shprehur se është e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare çështja e praktikimit të fesë në secilin vend demokratik, gjë që është e garantuar edhe me kushtetutë.
Ai është shprehur se më e rëndësishme sesa mosha e një vajze që dëshiron të mbulohet, është mosndalimi i shkollimit të saj. Madje, ai ka ngritur si shqetësim se në Kosovë gratë me mbulesë janë të diskriminuara në punësim. Ndërsa, ka shprehur bindjen se vrasjet dhe aktet terroriste si ato që ndodhën në Francë janë të tmerrshme dhe të papranueshme /24-ore.info