×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani do të largohet nga Napoli gjatë verës

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Amir Rrahmani mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

    Lajmin e ka bërë të ditur sot mediumi italian “Il Roma”.

    Sipas gazetarit të këtij mediumi, Giovanni Scotto, kapiteni i Kombëtares së Kosovës i ka marrë disa oferta dhe gjatë verës do të jetë koha e duhur që të shitet nga napolitanët.

    Liderët e Serie A thuhet se tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit e të Veronës.

    Bëhet fjalë për futbollistin e Fiorentinës, Pietro Comuzzo, të cilin klubi nga “Diego Maradona” mund të marrë në huazim dyvjeçar për 5 milionë euro, me detyrim të blerjes së përcaktuar në 25 milionë euro.

    Mbetet të shihet ndërkohë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Amir Rrahmanit, i cili ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A në vitet e fundit.

    Ai e ka fituar titullin e kampionit me napolitanët nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ndërsa është në rrugë të mbarë për ta bërë të njëjtën gjë me trajnerin aktual, Antonio Conte. /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Sport20 Shkurt 2025
    Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, pritet të bëjë një pastrim të ekipit në verë. Siç raporton “Daily Star”, janë tetë...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Në mesin e figurave nga bota e sportit dhe artit që kandiduan për deputet, ishte edhe Lulzim Zhegrova, babai i super yllit...
    Sport20 Shkurt 2025
    FC Ballkani dhe Enea Koliçi i kanë ndarë rrugët. Kjo u konfirmua nga klubi suharekas, përmes një postimi në faqen e tyre...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shkurt 2025
    Analistët thonë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë qenë faktorët kryesorë që nxitën largimin e trupave franceze nga Çadi dhe vendet...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve....
    Lajme20 Shkurt 2025
    Eugen Cakolli nga ‘Demokracia në Veprim”, ka treguar sa deputetë do të kenë partitë politike pas numërimit të votave të deputetëve. Ai...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj u shpreh se llogaridhënia ndaj Vetëvendosjes, përkthyer me vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, është shumë pak....
    Lajme20 Shkurt 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se niveli i Kuvendit të Kosovës sot është më i dobët...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Drita Millaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se me vetëdije të plotë e ka ditur se do të ishte e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.