×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jasharaj: Qeveria “Kurti” i ndëshkon pensionistët gjatë gjithë vitit, ndërsa në muajin e fundit i shpërblen

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kritikuar ndihmën e fundit financiare të dhënë nga Qeveria Kurti për pensionistët e arsimit, duke e cilësuar si një manovër të fushatës zgjedhore.

    Sipas Jasharajt, kjo ndihmë është një përpjekje për të fituar votat e pensionistëve në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Kjo po bëhet mbase për t’ia ndryshuar mendjen dikujt apo për t’i marr me të mirë që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pensionistët e arsimit e dinë se kjo ndihmë është veç sa me u thënë, sepse ata e dinë se Qeveria Kurti, ua kishte mohuar një të drejtë, për vitet 90-ta e që ishin vite kontributdhënëse dhe me këtë ndryshim që ka bërë Qeveria Kurti ata ndëshkohen çdo muaj me dhjetëra euro”, shprehet Jasharaj.

    Ai theksoi se pensionistët e arsimit janë të vetëdijshëm se ky “dhuratë fundviti” nuk ka asnjë efekt afatgjatë,

    “Pensionet janë të vogla dhe ndihma një herë në vit nuk ua ndryshon jetën. Gjërat tek ne ndodhin kështu, Qeveria e vonon vendimin e vet e bashkë me të edhe Kuvendi. Pra i ndëshkon gjatë gjithë vitit e në fund të vitit i shpërblen me dhurata të tilla se mos po ua merr votat në shkurtin e vitit të ardhshëm”, shprehet Jasharaj për “Front Online”.

    Vendimi për ndarjen e 100 €/ Ankohen Sindikalistët: Po shpërfillemi nga Qeveria “Kurti”

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve që shpijnë në pikat e kalimit kufitar.  Sipas të dhënave të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës sonë që të regjistrohen për të votuar. Në Evropë, Amerikë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, ka kritikuar Qeverinë për ndihmën financiare të ofruar në fund të...
    Të tjera
    Sport23 Dhjetor 2024
    Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas një fillimi të dobët të sezonit, që e ka lënë ekipin në zonën e rënies...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka mbajtur takime me biznesmenë dhe studentë. Hamza ka...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Amin Hot është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Fundori Hot të shtunën...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, premtoi të ndalojë atë që e cilësoi si “çmendurinë transgjinore” që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.