×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jasharaj paralajmëron protestë masive të mërkurën, të enjten protestojnë mantelbardhët

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Dy nga Sindikatat më të mëdha në vend, ajo e Arsimit dhe e Shëndetësisë, pritet të protestojnë nesër dhe pasnesër në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët.

    Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherit me mungesën e Kontratës Kolektive, e cila njihet si “Kushtetuta e punëtorëve”.

    Jasharaj: Rreth 2000 veta pritet të jenë pranishëm në protestë

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Protesta, sipas Jasharajt, do të jetë një reagim ndaj qasjes së gabuar të ministres dhe pasivitetit të saj ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e Kontratës Kolektive.

    “Do të shprehim pakënaqësinë tonë për ngritjen ironike të pagës dhe do të kemi një lutje për deputetët që ta votojnë nismën qytetare, për t’Iu kthyer të drejtat punëtorëve të arsimit, si kontribut dhënësve të arsimit të viteve ’90-ta”, tha Jasharaj.

    Ai e kritikoi ashpër ministren Nagavci, duke thënë se ajo nuk ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj si ministre dhe se nuk ka dalë asnjëherë për të shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

    “Nagavci asnjëherë nuk doli të jetë ministre e Arsimit dhe të merrte në shqyrtim kërkesat tona, që duhet të realizohen gradualisht”, u shpreh Jasharaj.

    Kryetari i SBASHK-ut gjithashtu shprehu shqetësimin se një tjetër grevë si ajo e shtatorit të vitit 2022 është e mundur, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të sindikatave nga Nagavci dhe Kurti.

    “Uroj që mos të ndodhë greva e shtatorit të vitit 2022, kur i tërë arsimi shkollor ishte në grevë për fajin e Kurtit dhe Nagavcit, të cilët nuk e gjetën asnjë minutë për të biseduar me sindikatat”, tha ai.

    Tevide Imeri: Protestojmë më 5 dhjetor për kushte më të mira për punonjësit shëndetësorë

    Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka njoftuar se sindikalistët e shëndetësisë do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës më 5 dhjetor 2024 për të kërkuar kushte më të mira për punonjësit e shëndetësisë.

    Sipas Imerit, protestuesit, të cilët pritet të jenë rreth 100 persona, që kërkojnë që qeveria të bëjë hapin e parë për të krijuar një dialog social të vërtetë.

    Imeri theksoi për “Front Online” se kërkesat sindikaliste kanë mbetur të mbyllura dhe se nuk është bërë asnjë përparim në disa çështje themelore, përfshirë mungesën e Kontratës kolektive dhe mospërputhjen e koeficienteve të kërkuar.

     “Dialogu social është i mbyllur, nuk ka Kontratë Kolektive, nuk ka transparencë as në komisione e takime. Rritja e koeficientit që kemi kërkuar, ndër 2, as mos të diskutohet, Qeveria duhet të reflektojë,” deklaroi Imeri.

    Ajo gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e një proteste të përgjithshme, që do të përfshijë të gjitha federatat dhe punonjësit nga sektorë të ndryshëm.

    “Shpejt mund të vjen një protestë e përgjithshme me të gjitha federatat, me një numër të caktuar të punëtorëve, që t’ia bëjmë me dije qeverisë se nuk ka kurrë një mundësi pa u ulur për të biseduar,” tha Imeri.

    Kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e shëndetësisë kanë qenë në fokus të protestave të shumta gjatë periudhës së fundit, me sindikatat që kërkojnë rritje të koeficienteve, përmirësim të kushteve të punës dhe një dialog të hapur me institucionet shtetërore.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Isak Shabani, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, për FrontOnline, ka kritikuar deklaratat...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të protestojë sot para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Kryetari i SBASHK-ut,...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të fillojë në...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sot në Kosovë do të mbretërojë kryesisht mot i vranët me temperatura që do të shkojnë deri në -2 gradë Celsiu. “Mot...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Viteve të fundit shumë herë është dëgjuar dhe lexuar fjala ‘’luftë hibride’’. Këtë term më së shumti kohës së fundit është përdorur...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” është tani pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qëndruar në Itali, ku ka takuar shqiptarët atje. Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku siç...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, kështu ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian. Costa sonte...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Një debat tejet i fortë është zhvilluar mes Xhenetës dhe Drenushës. Shkak u bë ndarja e buxhetit, si dhe një kërkesë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.