×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jasharaj paralajmëron greva në shtator

    Aulona Konjuhi
    15 Korrik 2024

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknoligjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënësëve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave.

    Por, kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.

    Më i zëshmi ndaj këtij vendimi të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka qenë kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili madje këtë vit të ri shkollorë paralajmëron sërish greva.

    Jasharaj: Arbërie Nagavci ta pranoj se ka gabuar, grevat mund të rikthehen në shtator

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra. Ai thotë se Nagavci duhet ta pranoj se ka gabuar me këtë vendim.

    Jasharaj thotë se në shtator mund të rikthehen sërish grevat e mësimdhënësve, pas pakënaqësive që, sipas tij, janë rritur.

    “Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”.

    I pari i SBASHK-ut ka kërkuar që nxënësit të furnizohen në shkolla me libra jo përmes subvencionimit.

    “Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”.

    Pupovci: MASHT-i këtë vit të ri shkollor t’i furnizojë nxënësit me libra në shkolla

    Ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Popovci vlerëson se subvencionimi nga MASHT-i për blerjen e librave vitin e kaluar s’ka qenë vendim i duhur.

    Sipas tij, kjo metodë është keqpërdorur nga disa prindër.

    “Subvencionimi ka bërë që të marrin më shumë mjete se sa ju nevojiten për libra, pasi janë subvencionuar edhe materialet mësimore, nuk ka pasur ndonjë siguri që disa kategori ato mjete do t’i shfrytëzojnë për blerjen e librave”.

    Pupovci thotë se metodat e vjetra duhet të përdorën për pajisjen e nxënësve me libra.

    “Librat duhet të shkojnë në shkolla e pastaj ti shpërndajnë mësimdhënësit. Nëse shkojnë me metodën e subvencionimit mund të ndodh vonesat dhe mjetet mund të përdorën për çështje të tjera”, deklaroi ai.

    Ish-zv.ministri i Arsimit thotë se këtë vit po flitet që mënyra e subvencionimit nuk do të jetë.

    “Nga ajo që është parë që nga shkollat është kërkuar që të përcaktohen për librat që do t’i shfrytëzojnë gjatë vitit shkollor po sugjerohet që ato libra do të dërgohen drejt në shkolla e jo përveç subvencionimit”, tha Pupovci.

    Qehaja: Është e papranueshme nëse ka vonesa edhe këtë vit për furnizimin e nxënësve me libra

    Drejtor i Institutit “EdGruard”, Rinor Qehaja, ka deklaruar për Front Online se është e papranueshme nëse edhe këtë vit do të ketë vonesa për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.

    “Çfarëdo vonese në këta hapa në tërësi e rrezikojnë shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore. Dhe, çfarëdo vonese në shpërndarje këtë vit mësimore me të vërtetë do të jetë e pa pranueshme dhe e padrejtë ndaj nxënësve”, theksoi Qehaja.

    Qehaja thotë se subvencionimi i drejtpërdrejt për nxënësit për blerjen e libra pa vonesa është vendim i duhur.

    “Shpërndarja e teksteve shkollore si subvencionim i drejtpërdrejt për nxënësit për blerje në librari lokale ka kuptim nëse për të njëjtën bëhen përgatitjet e duhura, kjo nënkupton çeljen në kohë të platformës për aplikim për subvencionin, botimin dhe shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore në libraritë lokale”, shprehet Qehaja për FrontOnline.

    Front Online i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Arsimit për të marr detaje se si do të veproj me furnizim me tekste shkollore për vitin 2024-2025, por deri në publikim e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.