Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në orët e vonshme të shtunën në shesh të Skenderajt.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video ku shihet një person i shtrirë në rrugë e disa persona duke e rrahur.
Në mesin e tyre janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët mundohen ta ndalojnë atë rrahje por hasin në vështirësi.