Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 00:14 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje.
Me të arritur në vend ngjarje zyrtarët policor kanë vërejtur disa persona të cilët në momentin që kanë vërejtur prezencën e policisë janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.
“Aty afër nga persona të panjohur ishte hedhur një armë –pistoletë e kalibrit 7.65 mm me një karikatorë pa fishek , një thikë ,, Boker ‘’ dhe një thikë kuzhine, të cilat janë konfiskuar, ndërsa personit të dyshuar mashkull kosovar i është gjetur 0.9 gram substance e dyshuar narkotike”, ka njoftuar policia.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.